Dialogu Turqi-Greqi, “Bild”: Edi Rama, “ndërtuesi i urës”

Ndërmjetësimi i kryeministrit Edi Rama në dialogun Turqi-Greqi ka bërë që edhe prestigjozja gjermane “Bild” ti dedikojë një artikull.

Sipas medias në fjalë, ka qenë vetë kancelarja gjermane Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Rama që të përpiqet të mbledhë krerët e Ankarasë dhe Athinës në një tryezë.

Gazeta gjermane e konsideron kreun e qeverisë shqiptare si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve, ndërsa artikulli vjen pas pak ditë më parë Rama zhvilloi një vizitë në Ankara ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në seksionin “Fituesi dhe humbësi i javës”, gazeta gjermane fitues shpall Ramën, ndërsa humbës kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, të cilit duket se po i rrëshket qeveria nga duart.