smart
/

Banorët e Vevçanit e vazhduan traditën, parakalim edhe krahas policisë

“Pushtuesi fashist bullgar”, vaksina ruse “Sputnik”, shërbimi i dezinfektimit, shitja e ligjshme e marijuanës, meksikanë, piratë, forca speciale, ishin pjesë e maskave të karnavalit të Vevçanit, të cilat parakaluan nëpër rrugët e Vevçanit. Edicioni i këtij viti i karnavalit ndryshon nga ato të mëparshmit për shkak të masave të mbrojtjes nga koronavirusi.

Nën sigurim të fuqishëm të policisë dhe me maska ​​edhe në kushte të pandemisë globale, banorët e Vevçanit nuk heqin dorë nga tradita shekullore e mbajtjes së Karnavalit të Vevçanit, përkundër thirrjeve të autoriteteve për të mos mbajtur tubime për të mbrojtur popullatën nga përhapja të koronavirusit.

Fshatarët që nga fillimi i fshatit, siç ishte planifikuar, parakaluan në qendër të Vevçanit, ku mungonte vallja tradicionale, por në një moment kishte përplasje me policinë, e cila donte të parandalonte që disa grupe më të vogla të bashkoheshin në një më të madhe.

Të dy shoqëritë, Mëhalla e Epërme dhe e Poshtme u distancuan nga organizata, kurse Komuna para një muaji e anuloi pjesën kulturore-argëtuese.

Përmes maskave, individualisht ose në grupe, në një mënyrë satirike, banorët e Vevçanit prezantojnë ngjarjet që shënuan vitin e kaluar, por gjithashtu dërgojnë mesazhe institucioneve për çështje të caktuara. Kjo nuk mungoi as këtë vit. Ata thonë se gjatë shekujve janë përballur me pandemi të tjera si kolera dhe lebra, por kjo nuk ishte një arsye për të ndërprerë traditën.

Objektet hotilerike janë përplot deri në vendin e fundit.

Karnavali është traditë shekullore në Vevçan, kurse banorët e vevçanit jetojnë gjatë gjithë vitit me ide se si të maskohen. Njerëzit nga Vevçani do të thonë gjithçka, por maskat i mbajnë sekrete deri në parakalimin e karnavaleve. Tradicionalisht, karnavali filloi me parakalim nën maska ​​në mesditën e 13 janarit, dhe të nesërmen maskat ndizen në qendër të Vevçanit, me të cilën përfundon ngjarja.