//

BAJDEN: Bota po na sheh, jam i shokuar dhe i trishtuar!

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Jo Biden, ka reaguar pas protestave të dhunshme, ku mbështetës të Trup u futën brenda Kongresit.

Biden tha se po sulmohet demokracia. Skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën, tha ai.

“Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara.

I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, tha Biden.