Rrihen mes vete dy persona në Drenas, përfundojnë në burg që të dy

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Drenas nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Po ashtu policia ka njoftuar se pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe intervistimin e të dy të dyshuarve, prokurori ka urdhëruar që të dy të dyshuarit të dërgohen për 48 orë në qendrën e mbajtjes në Drenas.

Këtë rast, Policia e Kosovës është duke e trajtuar si sulm. /Lajmi.net/