Gjakovari dhunon seksualisht dhe fizikisht gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arrestojë një person në qytetin e Gjakovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë seksuale dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, ka qenë vetë viktima ajo që e ka raportuar rastin në polici.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/