Policia në Prizren mbrëmë ishin në aksion, 151 persona u dënuan që nuk respektuan masat anti-Covid 19

Policia e Prizrenit mbrëmë shqiptoj 151 tiketa për personat që nuk I respektuan masat anti-Covid 19.

Në kontrollat e bëra në 43 lokale mbrëmë, Policia e Prizrenit shqiptoj 5 fleptparaqitje për biznese.

Komunikata e plotë:

Me datën 21 nëntor  2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera  në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.