652 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Pavarësisht masave shtrënguese dhe Ligjit për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit, banorët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë atë, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në tërë vendin ka shqiptuar gjithsej 652 tiketa për personat që nuk e kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit në Kosovë, ka hyrë në fuqi në muajin gusht. /Lajmi.net/