U infektua nga COVID-19, ndërron jetë ish-ministri i brendshëm demokrat

COVID-19 i ka marrë jetën Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992.

Bashkim Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997″>1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.