Kosovare Asllani shënon një tjetër gol të bukur për Real Madridin

Skuadra e femrave të Real Madridi sot e ka mposhtur Betisin me rezultat 3-0 në një ndeshje ku në listën e golashënuesve ishte Kosovare Asllani.

Kosovarja po shkëlqen te Galaktiket dhe deri tani ka shënuar 8 gola, duke qenë golashënuesja më e mirë në ligë.

Asllani sot realizoi edhe përballë Betisit.

Ajo shënoi një gol të bukur në minutën e 45-të duke e vulosur fitoren e Realit përballë Betisit.

Real Madridi pas kësaj fitore është ngjitur në vendin e katërt me 16 pikë, derisa Kosovarja është futbollistja kryesore e Galaktikeve.