Startupet e identifikuara në ICT Awards dhe Uplift Albania triumfojnë në programin fintech Elevator Lab

Një platformë profesionale e-commerce që ka si qëllim kryesor të ndihmojë bizneset të krijojnë dyqanet e tyre online dhe një platformë për menaxhimin e një kompanie sigurimesh e zhvilluar me mendësinë e insurtech dhe teknologjitë më moderne të kohës u shpallën fitues në programin fintech Raiffeisen Bank Elevator Lab Albania & Kosovo.

Insurex zhvilluar nga startupi Quantix i cili arriti finalen e edicionit të 8-të të ICT Awards dhe Hemex aktualisht pjesë e akseleratorit rajonal Uplift Albania u zgjodhën si projektet më premtuese nga akseleratori fintech më në zë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Hermex është një startup i ri, i lançuar online në muajin gusht të këtij viti dhe duke u bërë pjesë e Elevator Lab dhe falë partneritetit me Raiffeisen Bank, synon të ofrojë shërbim profesional duke revolucionalizuar tregun e shitjeve online në vendin tonë dhe në rajon. Quantix së bashku me Raiffeisen Bank do të implementojnë këtë platformën Insurex në RIBK (Raiffeisen Insurance Broker Kosova) dhe ta zgjerojnë në kompani të tjera brenda dhe jashtë vendit në degët dhe partnerët e Raiffeisen.

Hermex ju bashkua Uplift Albania pas Bootkampit të Përzgjedhjes së bashku me 12 startupe të tjera të cilat do të ecin për 4 muaj me workshope, trajnime, mentorship, takime me investitorë potencialë në mënyrë që të ndërtojnë balancën e duhur mes ekspertizës teknike dhe njohurive të biznesit dhe transformuar të ardhmen e tyre. Me Hermex kushdo mund të krijojë një dyqan me një klikim mjafton një e-mail, fjalëkalim, dhe emër dyqani.

Quantix, një prej startupeve më të suksesshme dhe inovative në hapësirën shqipfolëse i cili arriti finalen e edicionit të këtij viti të ICT Awards ku dhe zhvilloi një prej zgjidhjeve më inovative dedikuar gjuhës Shqipe, Albanian Text to Speech që kthen gjuhën e folur në të shkruar. Me Inteligjencën Artificiale, konkretisht Machine Learning, ekipi i ofron sistemit të ASTT përmbajtjet të folur dhe të shkruar duke i mësuar gjuhën Shqipe sikur ti mësohej një fëmije nga e para.

Duke u shpallur fitues në Elevator Lab, Quantix dhe Hermex afirmojnë ICT Awards dhe Uplift Albania si dy platforma startupet e të cilave kanë korrur sukses dhe sot flasin gjuhën e inovacionit, ekonomisë dixhitale dhe transformimit të sektorëve të ndryshëm përmes inovacionit. /PCWorld Albanian