Greqia gati masat e reja kundër COVID

Greqia po përballet me valën e dytë të COVID-19 dhe tashmë pritet të vendosen disa masa të reja. 

Një ditë më parë ekspertey kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin dhe janë diskutuar për masat që ata propozojnë të merren.

Qeveria është vënë në gatishmëri të shkencëtarëve  pasi vendi duket të jetë në situatën më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

Mediat vendase raportojnë se pritet që Kryeministri të deklarojë këto masa të reja: Maska e detyrueshme në çdo ambient, reduktimi i orarit të hapjes së restoranteve, kafeneve dhe zonave të tjera me interes shëndetësor në orën 21:00 ose 22:00, ndalimi i qarkullimit gjatë natës nga ora e mbylljes së restorantit deri në orën 05:00 të mëngjesit si dhe t’u mundësohet qytetarë komunikim në telefon deri në 30 nëntor.