Shpend Ahmeti reagon pas daljes së shifrave të mëdha të të infektuarve me COVID-19

Ahmeti ka paralajmëruar se numrat do të shtohen edhe më shumë nëse nuk do të kufizohen daljet pa nevojë.

“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste.  Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë.  Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 418 raste pozitive me COVID-19. Edhe sot, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Prishtinë.

Në kryeqytet janë regjistruar 188 raste të reja me këtë sëmundje. /Lajmi.net/