“Po hajt se dhe ty të kanë porositur”/ Meta përplaset me Arian Çanin: Ma fute dhe mua

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shfaqur i tensionuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonën e Lirë.

Që në nisje të emisionit, ai foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama duke derdhur një lumë akuzash ndaj tij.

Gjatë emisionit ai ka debatuar edhe me drejtuesin e emisionit Arian Çani duke i thënë se nuk po e linte të fliste.

Meta: Por më lër të flas deri në fund, dhe më dëgjo

Çani: Por unë kam emisionin, e kemi kohën e limituar, të përqëndrohemi te pyetjet

Meta: Po, rri tani se e di që edhe ty të kanë porositur

Çani (qesh): Kë mua? Ma fute edhe mua?

Meta: Po atëherë pse s’më le të flas, t’u harxhua koha ty se po flas unë?