/

ZAEV- PENDAROVSKI: Nuk dorëzohemi para Bullgarisë

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev u shprehën të prerë se me Bullgarinë nuk negociohet për gjuhën dhe identitetin. Ata hodhën poshtë shkrimin e portalit Politiko, ku thuhej se pala bullgare është e gatshme për kompromis dhe se në nivel ambasadorësh në Bruksel është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos e bllokojë konferencën ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në, nëse Shkupi pranon që identiteti maqedonas është i bazuar në atë bullgar. Ndërkohë edhe ish-kryeministri suedez Carl Bildt ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se diplomatët e BE zhbllokuan rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Unë nuk kam asnjë lloj informate në këtë drejtim, as se është debatuar diçka e tillë, e ku më se është arritur marrëveshje. Qëndrimi është i qartë, nuk ka asnjë lloj tërheqjesh dhe nuk mund të ketë nga interesat nacionale dhe shtetërore që nënkuptojnë se nuk ka negociata për identitetin tonë. Pikë”- deklaroi Stevo Pendarovski, President i RVM –së.

Greqia e pranoi të drejtën tonë të vetë përcaktimit. E drejta jonë e vetë përcaktimit është ndjenja e jonë dhe gjithsesi se negociata për identitetin, për gjuhën tona maqedonase nuk ka, nuk do të ketë dhe as që kërkohet”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

 Zaev edhe një herë përsëriti se Marrëveshje të re apo aneks marrëveshje me Bullgarinë nuk do të firmoset.

…as pala bullgare nuk kërkon marrëveshje dhe as që ka nevojë për aneks marrëveshje. Nëse ka nevojë për shpjegim përmes deklaratave me shkrim, me gojë, ekzistojnë si mjete që të mundemi në suaza të marrëveshjes ekzistuese ti shpjegojmë të gjitha qëndrimet”- shtoi Sinkron: Zoran Zaev.

Pa dhënë shumë detaje, kryeministri Zaev tha se grupet e punës janë duke punuar me intensitet të madh dhe kanë arritur marrëveshje për pesë figura historike dhe për tre periudha të historisë së dy vendeve. Qëndrimet e këtilla Pendarovski dhe Zaev i shprehën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

/Alsat-M/