​COVID-19, Greqia mbyll Selanikun

Rreth 1,1 milion banorët në zonën metropolitane të Selanikut tani duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet publike, brenda dhe të jashtë, si edhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre midis orës 00:30 dhe 05:00.

Gjithashtu, ndalohen të gjitha tubimet në zona publike dhe private, ndërsa gjykatat, terrenet e lojrave, vendet arkeologjike, muzetë dhe teatrot do të mbyllen.

Restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim me vete.

Masat janë pjesë e një planveprimi njëmujor, njoftuar nga kabineti i kryeministrit konservator, Kyriakos Mitsotakis, në një videokonferencë. /ATSH-DPA/