​VV thotë se nuk kanë pasur ftesë për takimin me presidentin Thaçi

Por në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress, se pavarësisht që lideri Albin Kurti është i izoluar për shkak të infektimin me Covid-19, në adresë të kësaj partie nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.

“Nuk ka pasur as takim virtual me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu.