/

Zeneli, Shabani, Ahmeti…ja disa nga drejtorët dhe zëvendësit e rinj

Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për emërimin e disa drejtorëve, ushtruesve të detyrës drejtor dhe anëtarëve të bordeve drejtuese në disa institucione shtetërore në bazë të propozimeve nga komisioni kadrovik.

Kështu, është pranuar dorëheqja e Borce Haxhiev nga pozita e drejtorit tek Fondi për sigurimin e depozitave derisa në vend të tij është emëruar drejtor, Amir Shabani.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Armir Sadikit duke e shkarkuar atë nga Byroja për furnizime publike dhe në vend të tij ka emëruar drejtor, Borce Haxhiev.

Për drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor është emëruar Biljana Jovanovska kurse për zëvendës drejtor, Shaip Zeneli.

Qeveria ka shkarkuar nga detyra edhe Orhan Ramadanin derisa në vend të tij drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë është emëruar Faton Ahmeti.

Besir Deari është emëruar zëvendës drejtor tek Drejtoria e policisë financiare kurse Blerim Idrizi zëvendës drejtor tek Enti shtetërorë për pronësi industriale.

/Koha.mk/