Shuarja e Task-Forcës, Selimi thumbon Hotin: Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit?

Për këtë vendim të Qeverisë Hoti pati reagime të shumta, madje edhe nga ndërkombëtarët.

Pa reaguar për këtë nuk la edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, partia  e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës. Haradinaj pati një përplasjen në distancë me kryeministrin Hoti për këtë vendim.

Sot në këtë përplasje u përfshi edhe ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së Selim Selimi.

Ai përmes një postimi në Twitter shkroi “Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit”?

“Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën”!, ka shkruar Selimi. /Lajmi.net/