Vodhën dru në pyll, arrestohen tre persona

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sharra motorike, dhe dy radiolidhje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj /Kos., pasi që të njëjtit në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur dru në pyllin e viktimës mashkull /Kos. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sharra motorike, dhe dy radiolidhje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/