Taksisti plagos dy të huajë në Prishtinë

Të shtunën rreth orës 13:30, dy shtetas të huajë kanë informuar Policinë se një taksist ua ka grabitur telefonat.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, pas grabitjes së telefonave, personi i dyshuar i ka plagosur viktimat me armë zjarri, njofton Klan Kosova.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”.