Kanibalizëm midis udhëtarëve në kontejnerin e dërguar nga Serbia në Paraguai?

Patologia Rosa Romero tha për gazetën “Nasion” se ekziston mundësia që të ketë pasur raste kanibalizmi, që një nga njerëzit të “konsumojë” mish njeriu për shkak të mungesës së ushqimit, por që ajo do të jetë në gjendje ta konfirmojë këtë vetëm kur të jenë gati rezultatet e autopsisë.

Romero gjithashtu tha se trupat ishin në gjendje shpërbërjeje, gjë që çon në përfundimin se ata vdiqën shpejt pasi kontejnerët u larguan nga Serbia.

“Nuk ka të bëjë me fëmijë, ka të bëjë me njerëz të rritur”, tha Romero, duke shtuar se ajo mendonte se ishin të rritur.

Trupat u gjetën midis mbetjeve të plehut artificial, kështu që nuk përjashtohet që ata të kenë vdekur nga uria ose ngufatja.

Shtatë kafka dhe mbetje njerëzore në një fazë të përparuar të kalbjes u gjetën në një nga gjashtë kontejnerët që transportonin plehra nga Serbia në Paraguai, kujton gazeta paraguaiane.

Një përfaqësues i ndërmarrjes që importoi plehun shpjegoi se mbetjet njerëzore u gjetën në kontejnerin e katërt që u hap dhe se ishin edhe dy të tjerë për të inspektuar.

Ngarkesa u dërgua nga Serbia në korrik dhe nuk dihet ende nëse kishte një vulë mbrojtëse përpara se të hapej në lagjen Santa Maria në kryeqytetin paraguaian, Asuncion.

Prokurori Marcelo Saldivar tha se shtatë trupa ishin gjetur, por që nuk përjashtohej që të mund të kishte më shumë.

Dëshmitarët thonë se pranë trupit u gjetën sende personale, të tilla si rroba, dokumente dhe karta telefoni.

Dokumentet e para të gjetura në kontejner, i cili u dërgua nga Serbia me pleh në Paraguai me shtatë kufoma, do të mundësojnë identifikimin e viktimave.

Sipas dokumenteve, këta janë tre të rinj me origjinë marokene dhe një egjiptian. Sipas mjekut ligjor Pablo Lemir, të paktën një trup tregon shenja të mbytjes si një shkak i mundshëm i vdekjes.

Të dhënat aktuale u dërguan në Interpol dhe Kryqin e Kuq për t’u përpjekur të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave dhe krijimin e rrethanave dhe fakteve.

“Ne supozojmë se ata mbërritën atje nga vendi i tyre dhe se ata planifikuan të udhëtonin në destinacionin më të afërt, por ata nuk e llogaritën mirë distancën dhe nuk i mbijetuan udhëtimit”, tha Saldivar për Reuters, transmeton KP.

Ai shtoi se ata kishin me vete biskota, ujë në shishe dhe kënaçe ushqimi, e cila ishte e mjaftueshme për 72 orë.

Kujtojmë se autoritetet paraguaiane njoftuan dje se të paktën shtatë trupa në fazën e shpërbërjes u gjetën në një kontejnerë me plehra të dërguara nga Serbia.