Deri më sot mbi 87 mijë persona të dyshuar për COVID-19 në Kosovë, 2 mijë e 192 raste aktive

Si pasojë e kësaj përhapje të madhe të virusit humbën jetën 663 qytetarë.

Deri më sot si të dyshuar për infeksion me COVID-19 ishin 87 mijë e 147 persona, teksa numri aktiv i të prekurve me virus tani për tani është 2 mijë e 192 raste, transmeton lajm.net.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga IKSHPK janë konfirmuar 186 raste të reja të prekur me koronavirus, teksa kanë humbur jetën dy persona.

Duhet përkujtuar që institucionet përgjegjëse kanë porositur qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID, të përdorin maskën, të mbajnë higjienën dhe t’i përmbahen distancës.

Njoftimi i plotë për sot:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!