Vazhdon polemika në Facebook, Haradinaj i reagon Hotit përsëri

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka shkruar Haradinaj.

Hradinaj gjatë ditës akuzoi Hotin për shkarkimin e Task-Forcës për AntiKorrupsion.

Haradinaj kundër Hotit: Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike

Por Hoti iu përgjigj duke thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kanë marrë në këta muaj të qeverisjes.

Hoti ka shkruar në Facebook, drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/ 

Hoti ia kthen Haradinajt: Qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor