Pesë të shëruar dhe një rast i ri me koronavirus në Malishevë

Pesë persona janë shëruar, ndërsa është regjistruar një rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, përmes një njoftimi në Facebook.

Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

“Gjendja me pandeminë e COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më sot me koronavirus janë regjistruar 269 raste, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv janë edhe 11 persona”, thuhet në njoftim.