Gjendje e rëndë në Gjermani, rekord prej mbi 14 mijë rastesh me Covid-19 për një ditë

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 49 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 10.003, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14.714 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 418.005.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.