E diela vazhdon të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë

Kjo pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku ka kërkuar që të shqyrtojnë kërkesën e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.

Andaj deri sa nuk marrim ndonjë përgjigje nga Ministria gjegjëse, Komuna e Mitrovicës nuk do ta zbatoj këtë vendim sepse konsiderohet jo i ligjshëm.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur që inspektorët komunal edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014. /Lajmi.net/