Dëmtohet ndriçimi publik në Grykën e Rugovës, Muhaxheri e quan akt barbar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka njoftuar se është prishur ndriçimi publik në Grykën e Rugovës.

Muhaxheri thotë se një akt i tillë është barbar dhe i papranueshëm, teksa njofton se autoritetet komunale kanë reaguar lidhur me dëmtimin e energjisë elektrike, duke e rregulluar këtë problem.

“Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre, në këtë rast prishja e ndriçimit publik në Grykën e Rugovës! Autoritetet komunale kanë reaguar lidhur me dëmtimin e energjisë elektrike, duke rregulluar këtë problem. Një akt i tillë është barbar dhe i papranueshëm”, shkruan ai.