​Macron: Franca do të përballet me pandeminë deri në verën e ardhshme

Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje. Shtetet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu shënuan ngritje të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve në Evropë erdhi në një moment kritik të luftës kundër virusit.

OBSH-ja bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore. Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti ka shënuar një total prej 7.8 milionë rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” u tha gazetarëve, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më shumë se 42 milionë raste të reja dhe 1.1 milion vdekje janë shënuar në gjithë botën.