Afër 2000 raste aktive me koronavirus në Kosovë, situatë e rënduar në Infektivë dhe spitale

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 169 raste të reja nga gjithsej 1119 persona të testuar, shkruan lajmi.net.

Brenda kësaj periudhe janë raportuar gjithashtu edhe dy raste të vdekjes me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.

Me rritjen e rasteve në ditët e fundit, rritje kjo e cila e ka prekur gjithë botën, Kosova ka shkuar përsëri afër numrit të 2000 rasteve aktive.

Rastet e sotme pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

Në anën tjetër, mbi 100 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, klinikat e tjera të QKUK-së dhe spitalet rajonale. /Lajmi.net/