/

GRUBI: BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në Kosovë

Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Republikës së Kosovës. Lideri Ali Ahmeti asnjëherë nuk do t’ia kishte lejuar këtë vetes së tij apo edhe neve që të bëjmë një ndërhyrje të tillë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në Televizionin Kombëtar të Kosovës.

“Ne asnjëherë nuk kemi ndërhyrë në proceset zgjedhore në shtetet fqinje. z.Ali Ahmeti zemrën e ka në Kosovë, e ndjenë atdhe të vetin dhe ashtu është pasi jetën e tij ia ka dedikuar Kosovës tërësisht. Ai në moshën rinore nuk e dinte se a do e zinte nata në Gjakovë, Pejë, Deçan, Podujevë, Prishtinë, Mitrovicë apo kudo qoftë dhe do të thotë bëhet fjalë për një idealizëm, ai asnjëherë nuk do t’ia kishte lejuar vetes ai apo neve që të bëjmë një ndërhyrje në Kosovë, asnjëherë nuk do të ndodh. Marrëdhëniet tona i kemi pasur jashtëzakonisht institucionale me cilën do qoftë e cila ka udhëheq dhe mendoj që kemi bërë mirë, marrëdhëniet tona me Kosovën janë vëllazërore”, është shprehur Grubi.