/

Javën e ardhshme mot stabil me temperatura më të larta ditore

Mot i qëndrueshëm, gjatë natës i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe atë ditore me rritje graduale, paralajmëron DPHM për javën e ardhshme.

Sipas DPHM, këtë pasdite do të ketë kushte për reshje shiu afatshkurtër në zonat malore perëndimore. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 16 deri 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë veriore të lehtë deri mesatare. Temperatura do të arrijë deri në 19 gradë.

Nesër temperatura do të lëvizë nga minus një në Mavrovë dhe Berovë deri në maksimum 21 në Gjevgjeli.