/

Carovska: Punojmë në politikat zhvillimore në interes të të gjithë qytetarëve

Nënkryetarja e LSDM-së, Milla Carovska dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski sot kanë pasur takim me banorët e Draçevës. Carovska në takim ka thënë se LSDM është parti e cila me të vërtetë angazhohet për të gjithë qytetarët dhe me përkushtim punon në uljen e varfërisë, në reformat e reja zhvillimore dhe proceset dhe kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve dhe kjo shihet përmes shembujve të shumtë.

“Si socialdemokratë investojmë në të gjithë qytetarët dhe fëmijët dhe me përkushtim punojmë në përmirësimin e kushteve për jetë. Këtë e kemi dëshmuar në mandatin e kaluar. Vazhdojmë me krijimin e masave dhe politikave të suksesshme dhe në këtë mandat të qeverisë”, ka thënë Carovska.

Në takim është biseduar edhe për çështje tjera aktuale lidhur me krizën e koronës dhe përballjen me pasojat nga ajo.

Qendra për komunikim me publikun nga LSDM