/

594 raste të reja me KOVID-19, tre viktima, 162 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë bërë 2.617 teste, ndërsa janë regjistruar 594 raste të reja me KOVID-19 ku pjesa më e madhe në Shkup, gjithsej 303. Janë shëruar 162 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë tre persona.

Siç ka njoftuar sonte Ministria e Shëndetësisë pas Shkupit, më shumë raste të reja janë regjistruar në Strumicë – 34, Tetovë – 26, Kumanovë – 22, pastaj nga Prilep – 19, Manastir dhe Koçan – 18, Veles dhe Kërçovë – 17, Shtip dhe Gjevgjeli 13, Gostivar dhe Strugë nga 12, Ohër- 10. Pastaj Dibër -5, Kavadar, Kriva Pallankë dhe Vallandovë nga shtatë raste të reja, Radovish- 6, Probishtip- 3, Demir Hisar- 2, Pehçevë- 1, Berovë- 2, Vinicë -2, Dellçevë- 5, Kratovë- 1, Sveti Nikollë- 2, Resnjë- 7, Negotinë- 3.

Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 162 pacientë të shëruar edhe atë në: Shkup- 79, Shtip- 8, Prilep- 6, Tetovë- 5, Strugë- 1, Veles- 2, Manastir- 3, Kavadar- 2, Gostivar- 3, Gjevgjeli- 2, Strumicë- 12, Kriva Pallankë- 6, Radovish -1, Koçan- 8, Probishtip- 1, Makedonski Brod- 1, Berovë- 8, Vallandovë- 3, Sveti Nikollë- 7, Kërçovë- 4.

Në kushte spitalore kanë vdekur tre persona, pacient nga Kumanova (70 vjeç), nga Prilepi (67) dhe një pacient nga Bogdanci (75).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 23.201, numri i pacientëve të shëruar 17.111, numri i viktimave është 824, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5.266.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin distribuimi sipas qyteteve është si në vijim:

  • Shkup 9654, aktiv 2515
  •  Kumanovë 1957, aktiv 214• Dibër 307, aktiv 48• Shtip 1433, aktiv 156

    • Prilep 897, aktiv 209

    • Tetovë 1692, aktiv 271

    • Strugë 747, aktiv 80

    • Veles 425, aktiv 94

    • Manastir 452, aktiv 142

    • Ohër 506, aktiv 72

    • Kavadar 304, aktiv 72

    • Gostivar 1023, aktiv 94

    • Gjevgjeli 252, aktiv 128 (16 persona nga NJT Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 35 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

    • Strumicë 569, aktiv 357

    • Kriva Pallankë 175, aktiv 60

    • Radovish 164, aktiv 72

    • Krushevë 20, 0 aktiv

    • Koçan 556, aktiv 202

    • Probishtip 138, aktiv 23

    • Demir Hisar 66, aktiv 5

    • Makedonski Brod 96, aktiv 2

    • Pehçevë 52, aktiv 8

    • Berovë 159, aktiv 36

    • Vallandovë 79, aktiv 48

    • Vinicë 147, aktiv 46

    • Dellçevë 206, aktiv 110 (39 persona nga NJT Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)

    • Kratovë 29, aktiv 5

    • Sveti Nikollë 420, aktiv 56

    • Kërçovë 404, aktiv 71

    • Resnjë 191, aktiv 28

    • Negotinë 81, aktiv 27 (15 persona nga NJT Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Testet e bëra prej 2,617 janë përmes: ISHP- 820, QSHP Shkup- 199, Avicena- 495, Biotek- 327, ASHAM- 158, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 200, Sistina me metodën PCR -158, laboratori Laor- 81, Mjekësia Ligjore- 6, QSHP Manastir- 93, Klinika e Sëmundjeve Infektive- 10, KGJO- 11, Sinlab- 59, laboratorë nga jashtë- 0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 219.158 teste me Kovid-19.

Në 24 orët e fundit në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë pranuar 11 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 95 pacientë, në mbështetje të oksigjenit janë 56 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 9 fëmijë dhe 9 nëna pozitivë në Kovid-19 dhe një nënë e dyshuar për virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” ka shtatë pranime, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 46 pacientë. Në respiratorë janë 3 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 34, derisa në spitalin e Shtipit 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan janë hospitalizuar 207, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Raste aktive në komunat e Shkupit sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup):

  • Çair – 109• Gazi Babë – 256• Aerodrom – 505

    • Karposh – 417

    • Qendër – 433

    • Kisella Vodë – 296

    • Gjorçe Petrov – 198

    • Butel – 97

    • Shuto Orizarë – 14

    • Studeniçan – 3

    • Saraj – 16

    • Haraçinë – 7

    • Ilinden – 35

    • Sopishtë – 17

    • Çucer Sandevë – 8

    • Petrovec –13

    • Zelenikovë – 7

    • Të huaj – 11

    • Të pashpërndarë- 73

    Autoritetet rekomandojnë që të respektohen masat për mbrojtje të popullatës nga koronavirusi.