//

Maqedonia e Veriut siguron finalen e plej-ofit të Ligës së kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka mposhtur kombëtaren e Kosovës me rezultat 2:1 (2:1) dhe është plasuar në finalen e plej- ofit të Ligës së kombeve dhe do të luftojë për plasman në Kampionatin evropian në vitin 2021.

Në arenën “Todor Proeski” në Shkup, rezultatin e ka hapur Kololi me një autogol në minutën e 16-të të takimit, ndërsa shifrat për Kosovën i ka barazuar Florent Hadërgjonaj me një gabim të portierit vendas në minutën e 29-të.

Por “Dardanët” u ndëshkuan përsëri pas katër minutave nga Darko Vellovski i cili shënoi me kokë pas një asistimi nga Enis Bardhi duke realizuar për 2-1, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Ky ishte shansi i fundit i Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian, pasi kishte dështuar edhe në kualifikimet e rregullta.

Kualifikimin në Evropian, Maqedonia e Veriut do ta kërkojë në ndeshjen finale të plej-ofit ndaj Gjeorgjisë më 12 nëntor në stadiumin “Boris Paiçadxe” në Tbilisi.