Presidenti i Serisë A, pozitiv në koronavirus

Romë, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Presidenti i Serisë A të Italisë, Paolo Dal Pino është pozitiv në koronavirusin, transmeton “Futboll Itali”.

Dal Pino është në izolim në shtëpi dhe do t’i ndjekë procedurat e renditura në protokollin mjekësor për të kundërshtuar në përhapjen e KOVID-19.

U vërejt që zyrtari 58-vjeçar nuk ka simptoma të infeksionit.

Më parë, Serie A refuzoi ta shtyjë ndeshjen e së dielës Juventus – Napoli dhe i filloi procedurat kundër mysafirëve nga Napoli që nuk udhëtuan për në Torino, pasi në radhët e tyre u shfaqën dy raste të lojtarëve të infektuar. ls/fab