Pompeo: Besoj se kryeministri japonez do të punojë në përforcimin e marrëdhënive me SHBA-në

Tokio, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, e përshëndeti emërimin e Joshihide Suga për kryeministër të ri të Japonisë dhe deklaroi se beson se Suga do të punojë për të përforcuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Tokios, transmetojnë mediat britanike.

Para takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Tosimisu Motegi në Tokio, Pompeo tha se ishte dakord me Sugan se Indo-Paqësori i lirë dhe i hapur është baza për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pompeo shtoi se Suga ka potencial për të ndryshuar gjërat në të mirë, siç ka treguar më herët kur ishte sekretar i përgjithshëm i ish kryeministrit, Shinzo Abe.

“SHBA-ja ka të gjitha arsyet të besojë se Suga do të përforcojë aleancën tonë shumëvjeçare në këtë rol të ri”, tha Pompeo.

Suga, i cili zëvendësoi Abe si kryeministër muajin e kaluar, përballet me detyrën e vështirë për të balancuar nevojën për mbajtje të bashkëpunimit me Kinën me kërkesat e SHBA-së për qëndrim më të ashpër. bs/bsh/