Murinjo i kërkoi falje Southgejtit për shkak se ka përdorur gabimisht emrin e tij

Londër, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Trajneri i Totenhemit, Xhoze Murinjo i ka kërkuar falje seleksionuesit të Anglisë, Garet Soutgejt për atë se e quajti me emrin e gabuar Geri.

“Më herët kam biseduar me Southgejt, por dua t’i tregojë këtë edhe publikut. Kur e quajta Southgejtin “Geri”, i shpjegova se, duke jetuar në Angli për kaq shumë vite, unë gjithmonë isha i bindur se ishte shkurtesë e emrit Geret. Ju lajmërova Geretit dhe kërkova falje dhe dua ta publikoj këtë absolutisht hapur, sepse kam vetëm respekt për Southgejt”, deklaroi Murinjo për “Talksport”.

Lufta verbale midis Murinjos dhe Southgejt filloi pasi Heri Kejn është ftuar në ekipin kombëtar. Murinjo kërkoi që lojtari i Totenhemit të mos ftohet për shkak të numrit të madh të ndeshjeve në periudhë të shkurtë kohe. bs/bsh/