Konli: Trampi nuk ndjen “kurrfarë simptomash” ndaj koronavirusit të ri

Uashington, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Mjeku i presidentit të SHBA-së, Shon Konli deklaroi sot se Donald Trampi nuk ndjen “kurrfarë simptomash” ndaj koronavirusit të ri pasi është kthyer në shtëpi nga spitali.

Në deklaratën e dhënë nga Shtëpia e Bardhë, Konli deklaroi se ekipi mjekësor i presidentit është takuar në mëngjesin e sotëm me të.

Trampi, siç theksohet, e ka kaluar “natën e parë në shtëpi qetë”, ndjehet mirë dhe niveli i oksigjenit në gjak është i qëndrueshëm.

Konli nuk theksoi me çfarë terapie trajtohet Trampi. ar/