KB kërkoi hetim për vrasjen e zyrtarit koreanojugor

Seul, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Zyra e KB për të drejtat e njeriut në Korenë e Jugut kërkoi hetim të pavarur për vrasjen e funksionarit në Ministrinë për Oqeaneve dhe Peshkatari nga ana e trupave koreanoveriore, pasi familja e të vdekurit kërkoi intervenim të KB-së.

Në një kumtesë të postuar në Tuiter, Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut në Seul ka shkruar se Koreja e Veriut dhe e Jugut ishin të angazhuara për të kryer “hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv” dhe se rezultatet e hetimit të publikohen në opinion, por nuk potencojnë se KB do të marrë pjesë në të.

Zyra gjithashtu kumtoi që Koreja e Veriut, së bashku me fqinjin e saj jugor, duhet të kthejnë eshtrat e zyrtarit të ndjerë Li De Xhun.

Zyrtari i Ministrisë së Oqeaneve dhe Peshkimit të Koresë së Jugut Li De-Xhun u gjet në ujërat e Koresë së Veriut muajin e kaluar, 36 orë pasi ai u zhduk. sn/