Fauçi: Tramo duket shumë mirë, por nuk përjashtohet mundësia nga keqësimi i gjendjes së tij

Uashington, 6 tetor 2020 (MEDIAL) – Drejtori i Institutit kombëtar amerikan për alergji dhe sëmundje infektive, Antoni Fauçi, mendon se gjendja e presidentit Donald Tramp, të cilit iu diagnostifikua koronavirusi, ende mund të keqësohet, transmeton TASS.

“Problemi është në atë që sëmundja është ende në fazën e hershme. Nuk është sekret se ka raste në historinë klinike kur njerëzit sërish infektohen nga pesë deri në nëntë ditë”, paralajmëroi Fauçi mbrëmë për Si-En-En.

“Kjo me siguri nuk do të ndodhë, por mjekët e presidentit duhet të jenë të zgjuar”, rekomandoi Fauçi, duke shtuar se sipas vlerësimit tët ij shefi i shtetit, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë nga qendra mjekësore “Ualter Rid” duket shumë mirë.

Specialisti më i mirë për sëmundje infektive në SHBA mendon se është shumë e sigurt se Trampit i ndihmon ndonjë lloj ilaçi eksperimental i bazuar në antitrupa. Fauçi sqaroi se ai vetë nuk ishte i njoftuar me mjekimin e presidentit. fb/