SHBA/Qendra për Kontroll të Sëmundjeve: Pothuajse 75 për qind e fëmijëve të cilët kanë vdekur nga Kovid-19 janë nga grupet e pakicave

Nju-Jork, 16 shtator 2020 (MEDIAL) – Koronavirusi është shkak për vdekjen e të paktën 121 personave të moshës nën 21 vjet në SHBA midis 12 shkurtit dhe 31 korrikut. Kjo theksohet në studimin e publikuar nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Nga ata të rinj, përafërsisht tre  nga katër kanë qenë nga popullata hispanike, zezake, indiano-amerikane apo autoktone nga Alaska, që tregon se virusi vret  në mënyrë disproporcionale të rinj të cilët nuk janë të bardhë, ndërsa veçanërisht ata të cilët nuk kanë kushte themelore shëndetësore.

CDC thekson se rezultatet duhet t’i inkurajojnë sistemet shkollore të cilat sërish janë hapur për ndjekje me kujdes së infektimeve dhe simptomave të rënda te fëmijët dhe të rinjtë.

Sipas tyre, ka pasur 391.814 raste të njohura midis personave nën 21 vjet nga mesi i shkurtit deri në fund të korrikut. Shumica – jo të gjithë – pacientë të rinj kanë simptoma më të buta sesa pacientët më të rritur.

Nga të rinjtë të cilët kanë vdekur nga virusi, 63 për qind kanë qenë burra; 10 për qind foshnja më të vegjës se një vjet, 20 për qind kanë qenë të moshës midis 1 dhe 9 vjet; 70 për qind kanë qenë të moshës prej 10 deri në 20 vjet, ndërsa 75 për qind anë pasur të paktën një sëmundje tjetër.

Në mënyrë shtesë, 45 për qind kanë qenë hispaniskë; 29 për qind zezakë; katër për qind kanë qenë indianë jo hispanikë amerikanë apo autoktonë nga Alaska. ar/

Ngjarja paraprake

“Mision i pamundur”, kjo është arsyeja pse Suarez nuk do të transferohet në Juventus

Ngjarja e ardhëshme

Tre shqiptarë në Romë për të thyer një rekord – Tare, Qormemeti dhe Muriqi, në një foto që kushton 20 milionë euro

të fundit nga Bota