Seul: Koreja Veriore përgatitet për provë të raketës nënujore

Seul, 16 shtator 2020 (MEDIAL) – Koreja Veriore së shpejti  mund ta zbatojë testin e parë për lansim të raketave balistike nëntokësore këtë vit, kumtuan sot përfaqësuesit ushtarak koreanojugor.

Kandidati për kryeshef të Shtatmadhorisë së Koresë Jugore, Fon In Çoul deklaroi se Koreja Veriore e sanon dëmin e shkaktuar nga tajfuni i mëparshëm në kantierin e saj  detar Sinpo në veriperëndim të vendit, vendi ku ndërtohen nëndetëset.

Siç tha, menjëherë pas mënjanimit të dëmit, ekziston mundësi të nxirret prova për lansimin e raketës balistike nëntokësore nga nëndetësja, por edhe se armata koreanojugore me vëmendje e ndjek zhvillimin e situatës.

Për herë të fundit Koreja Veriore ka testuar raketë balistike nënujore  në tetor të vitit të kaluar,  ndërsa supozohet se  edhe të dy testet do të bëhen para përvjetorit të themelimit të Partisë punëtore  qeveritare më 10 tetor. sa/

Ngjarja paraprake

Përdoruesit e telefonëve Samsung mund të luajnë aplikacionet Android në kompjuter

Ngjarja e ardhëshme

Mesi mund të lëshojë tre ndeshje në Barcelonë për shkak të karantinës në Argjentinë

të fundit nga Bota