Mesi mund të lëshojë tre ndeshje në Barcelonë për shkak të karantinës në Argjentinë

Barcelonë, 16 shtator 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi mund të lëshojë tre ndeshje për ekipin katalonas, transmeton “Mundo Deportivo”.

Lojtari 33 vjeçar mund të thirret në ndeshjen e ekipit kombëtar argjentinas në kualifikimet  e Kupës botërore 2022. Nëse Mesi pajtohet të vjen në ekipin kombëtar, do të duhet të kalojë  në karantinë dyjavëshe.

Që të luajë për kombëtaren, Mesi do të duhet të fluturojë  dy javë para kualifikimeve. Ashtu, ai  mund t’i lëshojë  ndeshjet e La Ligës me Vilarealin, Seltën dhe Seviljen.

Ekipi kombëtar i Argjentinës do të luajë  kundër Ekuadorit më 8 tetor, dhe Bolivisë më 13 tetor. sa/

Таг

Ngjarja paraprake

Seul: Koreja Veriore përgatitet për provë të raketës nënujore

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI- TAHIRI: Diskutuam për hapjen e kufirit, autostradën dhe shkëmbimin e përvojave

të fundit nga Sport

Emocinuese

Njeri i shkëlqyer edhe jashtë fushe, shikoni veprimin e madh të bërë