Lëvizja e Apple acaron më tutje marrëdhëniet me krijuesit e aplikacioneve

Përdoruesit e iPhone dhe iPad janë paralajmëruar se disa aplikacione mund të përballen me probleme sepse Apple ju dha zhvilluesve të tyre vetëm një ditë afat përpara debutimit të versionit final të iOS 14.

Shefi ekzekutiv Tim Cook tha ditën e Marte se iOS 14 dhe iPadOS 14 do të debutojnë të Mërkurën. Vitin e kaluar Apple u dha afat zhvilluesve një javë të tërë duke lajmëruar mbërritjen e iOS 13 shtatë ditë përpara.

Zhvilluesit janë ankuar se nuk kanë mjaftueshëm kohë për të kontrolluar nëse aplikacionet e tyre kanë probleme përpara se ti ofrojnë në App Store me iOS 14.

Një prej emrave të mëdhenj që është ankuar, është Nintendo ku ka paralajmëruar lojtarët e Animal Crossing: Pocket Camp se nuk do të debutojë pas përditësimit.

Ose këshilluar përdoruesit të shtyjnë instalimit e sistemit operativ të paktën deri në fund të muajit.

Pavarësisht se Tim Cook e përshkruante iOS 14 si një eksperiencë transformuese e pajisjeve mobile, zhvilluesit janë të irrituar nga vendimi për ta mbajtur të fshehtë.

Lëvizja mund të acarojë më tutje marrëdhënien e Apple me zhvilluesit. Shumë prej komunitetit të tyre janë ankuar për komisionin 30% që Apple merr por edhe për procesin e vlerësimit të aplikacioneve dhe përditësimeve që duan të hyjnë në App Store. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Kufijtë me Greqinë mbesin të mbyllur edhe në dy javët e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Kumanovë, 22-vjeçari nga Shkupi ndërron jetë pasi bie nga skelet

të fundit nga Galileo