Izraeli, EBA dhe Bahreini, nën udhëheqësi të SHBA-së, nënshkruajtën marrëveshje paqësore historike

Uashington, 15 shtator 2020 (MEDIAL) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nënshkruajti marrëveshje historike për lidhje të marrëdhënieve diplomatike në shtetin hebraik  me Emiratet e Bashkuara Arabe, në prani të  presidentit amerikan Donald Tramp.

Lideri izraelit nënshkruajti marrëveshje bilaterale në Shtëpinë e Bardhë  me ministrin e punëve të jashtme të EBA-së, Abdulla bin Al Nahjan dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Bahrein, Abdulatif al Zajani, dhe tre liderë nënshkruajtën deklaratë të përbashkët me Trampin.

Dokumentet janë quajtur “Marrëveshjet  e Abrahamovit”, ndërsa Tramp i nënshkruajti në përbërje të dëshmitarit.

Tramp e përshëndeti”Agimin e Ri” për Lindjen e afërt në kushte të përgatitjeve të Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein të nënshkruajnë  marrëveshje të rëndësishme me ndërmjetësim të SHBA-së për normalizim të marrëdhënieve.

“Pas disa dekadave ndarje dhe konflikte,  ne e festojmë agimin e Lindjes së re të Afërt”, u tha Tramp qindra njerëzve në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e bardhë. “Ne jemi këtu pasdite për ta ndërruar rrjedhën  e historisë”, tha Tramp.

Netanjahu, i ftuar t’i nënshkruajë marrëveshjet me ministrat e punëve të jashtme të Bahreinit dhe EBA-së, iu bashkangjit Trampit, duke e quajtur dokumentin “moment historik”.

“Kjo ditë është pikë kthyese në historinë, ai paralajmëron agim të ri të paqes”, tha Netanjahu në ceremoni.

Kryeministri izraelit, gjithashtu, tha se shansi i ri për paqe të sponzoruar nga SHBA-ja ka potencial t’i japë fund konfliktit izraelit-arab përgjithmonë.

Në fjalim, ministri i punëve të jashtme të EBA-së, Abdulla bin Zajed Al Nahajan, personalisht  i’u falënderua  Netanjahut për “zgjidhjen e paqes dhe  ndalimin e aneksimit të territoreve palestineze”.

Kjo është hera e parë e shteteve arabe të vendosin marrëdhënie me Izraelin nga Egjipti në vitin 1979 dhe Jordani në vitin 1994.

Gjatë nënshkrimit, ishin gjuajtur dy raketa nga Rripi i Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, drejt Izraelit. sa/

Ngjarja paraprake

Ne kemi më shumë frikë nga puna e keqe e të paaftëve se sa nga makinacionet e të pabesëve

Ngjarja e ardhëshme

Qyteti amerikan paguan 12 milion dollarë për vrasjen e gabuar të një afrikano-amerikaneje

të fundit nga Bota