Gjermania i propozoi SHBA-së kontratë prej një miliardë dollarëve që të ruhet “Rrjedha veriore-2”

Berlin, 16 shtator 2020 (MEDIAL) – Berlini ofroi të shpenzojë një miliardë euro për ndërtimin e dy terminaleve për gaz të rrjedhshëm natyror nga SHBA-ja në tentim për t’i kthyer nga vendosja e sanksioneve për gazpërçuesin “Rrjedha veriore 2”, që duhet të sjellë gaz drejtpërdrejtë nga Rusia në Gjermani, kumtoi gazeta “Di Cajt”.

Javorja thekson se ministri i Financave Olaf Sholc e dha propozimin në letër më 7 gusht para se Uashingtoni të vendosë sanksione për kompanitë e kyçura në ndërtimin e gazpërçuesit përmes Detit baltik, me çka në mënyrë efektive ngrihet konstruksioni i tij.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave deklaroi se nuk  und të komentojë për raporte individuale. Nuk ka deklarata as nga pala amerikane.

SHBA-ja dhe shumë vende evropiane e kundërshtojnë gazpërçuesin, që, sipas tyre, do ta rrisë varshmërinë e Evropës nga gazi rus.

Ministrat gjermanë, përfshirë edhe Sholcin, cekën se ky është motivim për kundërshtimin e Uashingtonit për gazpërçuesin.

Në letrën drejtuar sekretarit amerikan të Financave, Stiven Mnuçin, në të cilën patën qasje nga gazeta, Sholc premtoi se do të sigurojë deri një miliardë euro para popullore për ndërtim të terminaleve për gaz natyror, nëse Uashingtoni dakordohet të mos vendosë sanksione për kompanitë. ab/

Ngjarja paraprake

Besimi paralajmëroi parashikueshmëri në politikën tatimore dhe mbajtje të tatimit të fitimit prej 10 për qind

Ngjarja e ardhëshme

Apple lançon pakon e shërbimeve të kombinuar Apple One

të fundit nga Bota