Isolation Quarantine Coronavirus Covid 19
/

BAJRAKTAROV: Pason pandemia e sëmundjeve mentale

Kovid-19 shkaktoi edhe një pandemi me shëndetin mental. Kjo nuk është diçka e panjohur, kjo është e njohur prej të gjitha krizave botërore, ekonomive dhe luftërave, si dhe krizat shëndetësore, pas së cilës vijon epidemia e sëmundjeve të shëndetit mental. Këtë sot e theksoi dr. Stojan Bajraktarov, drejtor i ISHP-së Klinikës universitare për psikiatri në Shkup, në panel diskutimin për ndikimin e pandemisë së Kovid-19 mbi shëndetin mental.

Thotë se në këtë krizë paraqiten probleme psiçike në popullatën e përgjithshme e cila me kusht konsiderohet për shëndet normal ose psiçik, por edhe te personat të cilët tashmë kanë pasur probleme me shëndetin mental.

Sipas tij, Kovid-19 shkaktoi krizë në të gjithë shoqërinë dhe sfidat shëndetësore shkuan shumë larg asaj që është shkaktuar nga infektimi i zakonshëm virusal, duke shtuar se pasoja të dukshme kemi mbi shëndetin mental, si te individët, ashtu edhe te popullata.

Bajraktarov thotë se edhe masat që ishin rekomanduar nga autoritetet shëndetësore lokale dhe botërore, shkaktojnë izolim, distancë fizike dhe masat tjera të mbrojtjes në tërësi, janë masa që janë në kundërshtim me atë që psikiatrikët e këshillojnë edhe në të gjithë popullatën e përgjithshme dhe me ato me probleme të shëndetit mental.

“Ne themi shoqërim social, aktivitete sociale, aktivitet fizik të rritur, por gjithë këto rekomandime janë në kundërshtim për shkak të asaj që rezultojnë me komponenta mjaft emotiv, së pari edhe në jetën e përditshme, nëse kemi stil të tillë të jetesës, rrethana të tilla shkaktojnë vuajtje, zbrazëti, nervozizëm, raskapitje, te shumica prej nesh edhe rënie të motivimit, probleme me gjumin, humbje të oreksit, vëmendja, dhe gjithë kjo shkakton edhe me elemente të ankthit të rritur dhe elemente të disponimit të zvogëluar. Do të thoja nëse bëhet hulumtim nëse është e mundur të matet gjendja emotive e përgjithshme e popullatës do të shohim se kemi rënie të disponimit”, thotë Baajraktarov.

Ai gjithë këtë e citon si rrezik jo vetëm për gjendjen tonë efektive, por rrezik edhe për funksionimin tonë efikas, që ndikon në ankthin e rritur dhe depresionin.

Thekson se duhet të ndërmerren aktivitete të ndryshme parandaluese, mes të cilave, e përmendi arritshmërinë e shërbimeve psikiatrike dhe psikologjike përmes linjave të telefonit, si dhe përmes video-lidhjes.

Ai thotë se kjo krizë mund të shfrytëzohet edhe për ngritje të vetëdijes për shëndetin mental, të hiqen paragjykimet se nuk është turp të kërkohet ndihmë për shëndetin tënd mental dhe të mos harojmë t’i ndihmojmë vetes, duke shtuar se duhet ta kemi në mendje se kjo krizë është kalimtare dhe nuk do të zgjasë përjetësisht.

Panel diskutimi është pjesë e projekit “Aksion për mbështetje të shëndetit mental”, i financuar nga programi Civika Mobilitas.

Ngjarja paraprake

BULLGARIA proteston për “ideologjinë shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Sakellaropullu – Zaev: Marrëveshja e Prespës krijoi partneritet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

të fundit nga Lajme