Nesër mbërrin iOS 14 tek modelet iPhone 6S dhe më lart

Nuk duhet të prisni gjatë për të marrë iOS, normalisht nëse nuk jeni prej atyre që keni testuar versionet eksperimentale.

Apple do ta dërgojë përditësimin ditën e nesërme më 16 Shtator dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që kanë iPhone 6S ose më shumë.

Kompania vendosi ta lançojë iOS 14 përpara iPhone të fundit të cilët do të zbulohen muajin e ardhshëm. Kur të përditësoni iPhone që keni në përdorim do të merrni disa veçori të reja që nga widget-s në ekran deri tek mënyra të reja për të organizuar aplikacionet në formën e një librarie.

Gjithashtu do të mund të shikoni shfaqje në Netflix dhe Apple TV+ ndërsa jeni duke bërë gjëra të tjera në iPhone falë modalitetit picture-in-picture. Asistenti virtual Siri është përmirësuar me opsionin e përkthimit të audios.

Në aplikacionin Messages mund të fiksoni bisedat e rëndësishme në krye për akses më të thjeshtë. Në Maps mbërrijnë korsitë e biçikletave.

Së fundi në iOS 14 është një mjet i ri quajtur app clips përmes të cilit mund të aksesoni pjesë të një aplikacioni pa qenë të detyruar ta shkarkoni. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Kush është personi që iu bë atentat mbrëmjen e sotme. Vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë një vit më parë dhe ekzekutimi me snajper i Kastriot Recit

Ngjarja e ardhëshme

Vajza shqiptare u ngacmua nga ylli i Real Madridit! Përgjigja e shqptares të çmend

të fundit nga Galileo