“Lëvizja e Re Demokratike” e Vjosa Osmanit – reformë për emacipimin e gjithë politikës kosovare

Tashmë për ditë e më shumë  Kosova po pret dhe është dakordësuar se asaj dhe publikut në Kosovë i duhet një “Lëvizje e Re Demokratike”pasi elita politike në tërësinë e saj në Kosovë ka dështuar, dhe sidomos asaj i mungon alternartiva politike e Djathtë. Kjo Lëvizje e Re Demokratike do të jetë si nje reformë e madhe, pra si shëmbull edhe i një VETING-u politik që do të fillonte me këtë forcë politike të re , e që do t’u  imponohej edhe partive të tjera politike në Kosovë për emancipimin demokratik dhe pastrimin e tyre nga individët me rekorde krimi e hajnije, nga arroganca, autokracia, korrupsioni, kapja, nepotizmi, krahinizmi dhe klanizmi.

Ky do të ishte edhe ermërtimi më se i duhur për këtë alternativë të re politike në kushtet dhe rrethanat e reja që shtron dhe kërkon koha sot. Kjo pasi Lidhja Demokratike tashmë është coptuar dhe nuk ka asgjë, as nga trashëgimia e vyer e dikurshme e saj, por nuk ka as vizion dhe as shpresë për një Lidhje të Re Demokratike. Kjo pasi  dështuan të gjitha përpjekjet për ripërtëritjen dhe reformimin e saj edhe pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, madje zhvillimet brënda LDK-së regresuan akoma më thellë.

Në këto kushte “Lëvizja e Re Demokratike”do të ishte një Lëvizje gjithpërfshirëse në të cilën mezi presin të aderojnë dhe ta mbështesin sidomos Brezi i Ri, Rinia studentore, pra një Lëvizje demokratike e cila ka brënda vetes karakterin e një duhurie politike dhe domosdoshmërie demokratike në kushtet e reja tashmë.

Me emërtesën Lidhja e Re Demokratike sikur e kufizon karakterin gjithpërfshirës të saj si lëvizje politike, dhe sikur krijon përshtypjen te publiku se aty do të ketë vënd vetëm për të zhgënjyerit dhe të larguarit nga LDK-ja, dhe sikur nuk do të ishte një parti e hapur dhe gjithpërfshirëse, tipar ky për partitë moderne demokratike.

Kjo si Lëvizje e Re Demokratike në themelet e saj kam besimin dhe shpresën se Vjosa Osmani dhe mbështetësit e afërt pranë saj si parime kryesore do të kenë  legjitimitetin dhe proceduralizmin demokratik, transparencën dhe sinqeritetin me antarësinë, parime këto të cilat u mungojnë tërë spektrit politik në Kosovë duke filluar nga LDK-ja , PDK-ja, AAK-ja, NISMA dhe të tjerat të cilat janë parti autokratike, të mbyllura e të kapura nga klanet dhe klikat korruptivo-hajnokratike dhe që nuk kanë as ideologji, as politikë dhe as vizion politik, kombëtar  e as demokratik. Pra, Lëvizja e Re Demokratike e Kosovës me Vjosa Osmanin do t’i hapte rrugën emancipimit të të gjithë politikës kosovare. Kështu pra, edhe shpresohet dhe besohet se me Vjosën dhe me Lëvizjen e Re Demokratike, Kosova do të kompletohet me alternativën politike tashmë të munguar, me të Djathtën demokratike.

Ngjarja paraprake

Grubi: Jemi një hap drejt barazisë së plotë

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Gjatë vitit 2025 Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e Bashkimit Evropian

të fundit nga Opinione