Debuton në Android projekti xCloud

Pas një muaj të plotë testimi, Projekti xCloud tashmë është i disponueshëm për të gjithë. Duke filluar nga dita e sotme, ju mund të luani lojërat Xbox në pajisjen tuaj mobile nga aplikacioni Xbox Game Pass.

Çfarë përfshihet në Projektin xCloud për Android?

Ju mund të shikoni listën e plotë të titujve të Projektit xCloud në Xbox Wire. Lista përmban mbi 150 lojëra ku përfshihen Dead by Daylight, Halo: The Master Cheif Collection, Ori dhe Will of Wisps.

Për të luajtur këto lojëra duhet të keni një Xbox Game Pass Ultimate. Për të përfituar Projektin xCloud nuk duhet të paguani asgjë shtesë sepse përfshihet automatikisht. Thjeshtë shkarkoni aplikacionin Xbox Game Pass në telefon dhe filloni të luani.

Nëse nuk shikoni në listë lojën e preferuar, ju tregojmë se ajo listë përditësohet vazhdimisht dhe nuk është përfundimtare. Me kalimin e kohës Microsoft do të shtojë më shumë lojëra në librari.

Nëse nuk keni një abonim Game Pass, mund ta blini në muajin e parë për 1 dollarë dhe muajt në vijim 14.99 dollarë.

Nëse po pyesni pse Projekti xCloud nuk është ende në iOS, Microsoft ka pasur probleme me dyqanin e aplikacioneve App Store. Aplikacionet “game streaming” kanë qenë të ndaluara në platformë ndërsa aktualisht Apple i ka lejuar disa prej tyre por me kufizime. /PCWorld Albanian